Kurti për Dimal Basha me plane të mëdhaja: Gjithmonë kam planifikuar ta kem në ekzektuiv
Kreu i VV’së, Albin Kurti ka thënë se propozimi i Dimal Bashës për ministër ka qenë në planet e tij të kahershme, raporton Periskopi.
Megjithatë ai thotë se Basha e bën punën shumë mirë në pozitën që është tani, por që do të donte më shumë të ishte në ekzekutiv.
”Të gjithë emrat që janë propozuar janë rezultat i analizave të brendshme. Emrat e përvetshëm janë kryekëput për fazën që na pret të planit tonë. Ne do të jemi bashkë në ecjen tonë, por kush, kur dhe ku, këto janë dikastere për të cilat flasim brenda.
“Kryetarin Dimal Bashën gjithmonë e kam paramenduar atë në ekzekutiv, Për Kurti3 unë kam menduar që duhet të vijë në ekzekutiv, dhe ju e dini shumë mirë që propozimi i VV’së për kryetar të Kuvendit ka qenë gruaja më e votuar në këtë legjislaturë, Albulena Haxhiu”, tha ai para mediave.



