Kurti së bashku me gruan dhe vajzën vizitojnë veprat e artistëve që janë pjesë e Manifesta-s

Kurti së bashku me gruan dhe vajzën vizitojnë veprat e artistëve që janë pjesë e Manifesta-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me gruan e tij Rita Augestad Knudsen dhe vajzën e tyre Lean, kanë vizituar veprat e artistëve vendorë e ndërkombëtarë që janë pjesë e Manifesta-s.

Kështu ka njoftuar vetë Kurti përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka shpërndarë disa fotografi ku shihen ai së bashku me gruan e tij dhe vajzën e tyre.

Përveç kësaj, kryeministri ka kujtuar se janë edhe 25 ditë të Manifestas në 25 vende të Prishtinës.

Postimi i plotë i Kurtit:

Edhe 25 ditë të Manifesta-s në 25 vende në Prishtinë. Bashkë me Lean dhe Ritën vizituam veprat e artistëve vendorë e ndërkombëtar që janë pjesë e Biennales nomade të artit, Manifesta.

Të gjitha vizitat janë pa pagesë dhe këto hapësira janë:

– Rruga 2 Korriku, Sheshi “Adem Jashari”, Tulltorja, Çelësa Punues, Qendra për Praktikën Narrative (ish-biblioteka “Hivzi Sylejmani”) Muzeu Etnologjik, Fondacioni 17, Shtëpia e Mallrave “Gërmia”, Grand Hotel Prishtina, Korridori i Gjelbër, Shtëpi-shkolla “Hertica”, Lumi “Ibër”, Kino ARMATA, Kino Rinia.

– Muzeu i Kosovës, Galeria Kombëtare e Kosovës, Observatori i Prishtinës, Pallati i Rinisë dhe i Sporteve, Monumenti “Varrezat e Dëshmorëve”, Rilindja, Banesa, Hamami i Madh, Galeria e Fakultetit të Arteve, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filozofisë, Universiteti i Prishtinës dhe Sheshi “Zahir Pajaziti”.

Shpërndaje në: