Kurti: S’ka arsye që dikush të befasohet se Hovenier në një situatë ka pasur më shumë informata se unë

Kurti: S’ka arsye që dikush të befasohet se Hovenier në një situatë ka pasur më shumë informata se unë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka arsye që dikush të befasohet se pse ambasadori amerikan në një situatë konkrete të sigurisë ka pasur më shumë informacione se vetë ai.Kurti tha se ShBA-të e kanë ambasadën edhe në Serbi edhe në Kosovë, teksa tha se nuk e di pse njerëzit shtiren të befasuar se ambasadori paska pasur informacion më shumë sesa vetë ai.

Ai më tej kritikoi edhe deputetët e LDK-së që nuk janë në sallën e kuvendit, ku tha se ai jo vetëm që po e informon kuvendin, por edhe po kërkon pjesëmarrje.“Pra, këtu s’ka asgjë negative dhe asgjë të befasishme. Nuk e di a është opozita konstruktive apo jo, por e di që asnjë deputet i LDK-së nuk është këtu, asnjë. Pra, tema e rëndësishme, na e trego strategjinë, na e trego platformën. Ja ku është kryeministri”.

“Unë jo vetëm që po informoj, por po kërkoj pjesëmarrje. Deputetëve që nuk janë sot në sallë po u ec rroga. Edhe deputeti e ka pagën më të lartë se kryeministri dhe nuk janë këtu”, është shprehur Kurti.Më tej, ai tha se kur deputetët e kuvendit ta ftojnë kryeministrin në seancë, le të qëndrojnë më shumë se ai.

“Unë nuk e konsideroj mospjesëmarrjen konsturktivitet. Thirrni interpelance, bëni debate, pyetje parlamentare, kurrfarë problemi s’ka, por destruktivitet është mos-pjesëmarrja”.“Deputetët kur të më ftojnë për tema që i konsiderojnë të rëndësishme, e ne pajtohemi, le të qëndrojnë në fund bile sa kryeministri”, është shprehur Kurti.

Shpërndaje në: