Kurti takon Ismetin e ‘rrethit’: Në Kosovë, sportin do ta bëjmë kulturë  

Kurti takon Ismetin e ‘rrethit’: Në Kosovë, sportin do ta bëjmë kulturë  

Kryeministri Albin Kurti është takuar me presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) Ismet Krasniqi që përmban logon e famshme me pesë rrathë [unaza] ngjyrëndryshëm.

Presidenti i KOK-ut e falënderoi Kurtin për mirëpritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme që po i jep sportit në vend dhe njëkohësisht prezantoi punën dhe objektivat e KOK-ut për zhvillimin e sportit në vend. Veçanërisht u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit drejt zhvillimit të sportit elitar, sportit për të gjithë, shkollor dhe universitar.

Kurti tregoi gatishmërinë e tij për përkrahjen e sportit si fushë me interes dhe prioritet shtetëror.

“Sporti përveç që fuqizon imazhin pozitiv të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duhet të bëhet kulturë në vendin tonë”, tha ai.

U diskutua edhe për infrastrukturën sportive si komponentë tejet e rëndësishme për masovizimin dhe rezultatet sportive.

Në takim ishin të pranishëm edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,  Hajrulla Çeku, Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani si dhe Sekretari i Përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti.

Shpërndaje në: