Kurti takon Vuçiqin më 18 gusht: Jam i interesuar të diskutojmë elementet e marrëveshjes finale

Kurti takon Vuçiqin më 18 gusht: Jam i interesuar të diskutojmë elementet e marrëveshjes finale

Kryeministri Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se lidhur me takimin e 18 gushtit me Aleksandër Vuçiqin në Bruksel, ende nuk ka një agjendë.

Por, Kurti thotë se është i interesuar ‘që më 18 gusht të diskutojë hapur lidhur me elementet përbërse të kornizës së përgjithshme të marrëveshjes që duam ta arrijmë me dialog”

“Ne nuk kemi një njoftim zyrtar mbi agjendën. Por, ajo çfarë kemi shkëmbyer gjatë komunikimit me Josep Borrellin, që është njëkohësisht edhe zëvendëspresident i Komisionit Evropian, është se duhet ta synojmë dialogun për marrëveshje – jo dialogun për dialog, por dialogun për marrëveshje – që kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme dhe përveç kësaj një marrëveshje, e cila e bën normalizimin e plotë, duke e pasur në qendër njohjen reciproke.

Në këtë kuptim, unë jam i interesuar që më 18 gusht të diskutojmë hapur mbi elementet përbërëse të kornizës së përgjithshme të marrëveshjes që duam ta arrijmë me dialog (finale, sqarimi ynë)”, ka thënë Kurti në këtë intervistë.

Ndërkohë, në një intervistë tjetër për la Reppubblican italiane, Kurti ka deklaruar se ekziston rreziku për luftë më Serbinë, duke qenë që siç thotë kryeministri ‘prapa Serbisë qëndron Putini’./rel/periskopi

Shpërndaje në: