Kurti tërhiqet nga Bashkimi Kombëtar në Austri, Geci i komenton: “Ah, çka ish pushteti”

Kurti tërhiqet nga Bashkimi Kombëtar në Austri, Geci i komenton: “Ah, çka ish pushteti”

Gani Geci, politikani i njohur kosovar, ka komentuar në një artikull të Periskopit për Albin Kurtin të shpërndarë në Facebook.

Artikulli në fjalë titullohej: “Kurti në Austri thotë se fitoi mandat për punë dhe drejtësi, jo për Bashkim Kombëtar”.

Kryeministri në një institut në Austri kishte bërë këto deklarata që vinin pas asaj se do të votonte në një referendum për Bashkim nëse ai do të ishte demokratik dhe paqësor.

E Gani Geci, në komentin e tij ka pretenduar se pushteti i ka zbuluar fytyrën e vërtetë kryeministrit tonë.

“A çka ish pushteti i keq, pa ja dhanë njerit pushtetin, kurrë nuk po e dishe çfarë është ai njeri.” – shkruan z. Geci.

Shpërndaje në: