Kuvendi nis me një minutë heshtje për Hilmi Haradinajn

Kuvendi nis me një minutë heshtje për Hilmi Haradinajn

 

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka nisur seancën e sotme plenare me një minutë heshtje, në nder të të ndjerit Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Pas një sëmundjeje të rëndë, Hilmi Jashari ndërroi jetë më 17 qershor në moshën 74 vjeçare, raporton Periskopi.

Ai u varros dje në Gllogjan me nderime shtetërore.

Hilmi Haradinaj ishte babai i dy heronjve të Kosovës, Luanit dhe Shkëlzenit. /Periskopi

Shpërndaje në: