Ky është çifti nga Lipjani që u martua ‘live’ në emision (Video)

Një dasmë ‘live’ në një emision është diçka e pazakontë, sidomos në trojet shqiptare.
Por, një gjë e tillë ka ndodhur sonte në emisionin ‘N’Kosovë Show’.
Një çift nga Lipjani kanë vendosur që dasma e tyre të jetë publike për të gjithë, prandaj kishin zgjedhur këtë emision, ndër më të shikuarit që ta bënin një gjë të tillë.
Ceremonia nisi me ardhjen e mysafirëve dasmorë, nga familja e dhëndrit dhe nuses, përcjell Lajmi.net.
Më pas, atyre iu bashkuan çifti i ri, i cili u kurorëzua në dasmë nga ofiqari i Komunës së Lipjanit.
Duke shkuar sipas traditës, në fund çifti preu tortën e dasmës.