Ky është golashënuesi më i mirë deri më tani këtë edicion të La Ligas
Mbase nuk do ta besoni, por sulmues i Real Sociedadit, Mikel Oyarzabal është golashënuesi më i mirë në La Liga deri më tani për këtë edicion, transmeton Periskopi.
Spanjolli ka shënuar 5 herë në 8 ndeshje, gola këto që ia japin epitetin si golashënuesi më i mirë në La Liga momentalisht.
Pas tij, në vendin e dytë është shoku i tij i skuadrës, Portu me 4 gola, ndërsa me 4 gola është edhe uruguaiani, Luis Suarez.




