Ky është polici që ndërroi jetë tragjikisht

Ky është polici që ndërroi jetë tragjikisht

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka vdekur në mënyrë tragjike.

Në mënyrë tragjike, ka ndërruar jetë një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili më 20 gusht të këtij viti ishte aksidentuar me traktor.

Bëhet fjalë për 51-vjeçarin Adil Arifi, nga Rimanishta e Prishitnës.

Këtë e ka bërë publike ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, i cili ka publikuar edhe një fotografi të të ndjerit, shkruan lajmi.net.

Arifi ka thënë se i ndjeri ishte një njeri i urtë, punëtor dhe një polic i përkushtuar.

Postimi i plotë i Arifit pa ndërhyrje:

Humbje e rëndë dhe e vështirë vdekja tragjike e Adil Arifit nga Rimanishta. Të gjithë ata që e njohën Adilin do ta kujtojnë si një puntorë të jashtëzakonshëm, njeri të urtë dhe si një polic të përkushtuar. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës e familjes, kusherinjve e miqve ngushëllime të sinqerta.

Shpërndaje në: