Ky gol i Messit zgjidhet më i miri në histori të Barcelonës
Goli i Leo Messit i shënuar kundër Getafes në sezonin 2006/07 në Kupën e Mbretit është zgjedhur si goli më i mirë në histori të Barcelonës nga tifozët e klubit katalunas
Leo Messi ka fituar një tjetër çmim te Barcelona, atë për golin më të bukur në histori të klubit, shkruan Periskopi.
OFFICIAL: Lionel Messi’s incredible solo goal against Getafe in the 2006/07 Copa del Rey has been voted by fans as the ‘Best Goal Ever’ in Barcelona’s history. pic.twitter.com/KCUJUZxI2Y
— Squawka News (@SquawkaNews) March 28, 2019
‘Pleshti’ gjatë karrierës së tij ka shënuar shumë gola të bukur, por ky ndaj Getafes vërtetë është më i miri.
Messi pasi pranon një top nga një bashkëlojtar i tij në mes të fushës fillon ta driblojë tërë skuadrën për të shënuar golin që tani është zgjedhur si më i miri në histori.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni golin e jashtëzakonshëm të Messit. /PERISKOPI/



