‘Ky lojtar është më i miri’

‘Ky lojtar është më i miri’

Ish anëtari i Tottenham Spurs është shprehur se portugezi është një super lojtar, por nuk është më i miri që ka luajtur me të.

27-vjeçari e ka zgjedhur bashkëkombësin e tij, tashmë të pensionuar nga fubolli aktiv, ish anëtarin e Manchester United, Ryan Giggs.

Bale realizoi ëndrrën duke luajtur dy herë përkrah legjendës së Man United te Uellsi, përfshirë këtu në ndeshjen 3:0 të cilën Uellsi e fitoi kundër San Marinos në vitin 2007, ku të dy shënuan.

Dhe duke foluar për “Foot Locker”, Bale e quajti Giggs heroin e tij.

bale-giggs

Ryan Giggs & Gareth Bale

 

“Për mua lojtari më i madh është Ryan Giggs. Ai ishte heroi im duke u rritur dhe është legjendë në botën e futbollit. Gjithashtu ndihmon fakti që ai është uellsian,” tha ai.

Mbetet të shihet se si do të mirëpritet kjo deklarat nga Ronaldo, i cili ka fituar 2 herë Ligën e Kampionëve me uellsianin. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: