Ky veprim i talentit të Galatasarayt ka marrë duartrokitje nga e gjithë bota (VIDEO)

Ky veprim i talentit të Galatasarayt ka marrë duartrokitje nga e gjithë bota (VIDEO)

Një lojtar i ri 13-vjeçar i Galatasarayt ka marrë lavdërime të shumta në rrjetet sociale për aktin e tij të shkëlqyeshëm sportiv.

Beknaz Almazbekov iu dha një penallti, kur ai u rrëzua në zonë gjatë një ndeshjeje kundër Stambollit, me gjyqtaren e ndeshje që nuk hezitoi ta drejtonte gishtin te pika e bardhë.

Megjithatë, siç treguan përsëritjet, Almazbekov më shumë e humbi ekuilibrin se sa ishte prekur nga mbrojtësi kundërshtar, përcjell Periskopi.

Vet Almazbekov mori përsipër goditjen e penalltisë, të cilin e gjuajti me qëllim jashtë portës për të qenë fair-play.

Ky gjest është duartrokitur nga të gjithë futbolldashësit, me theks të veçantë nga legjenda angleze Gary Lineker.

Galatasaray ishte duke fituar vetëm 1-0 në kohën e incidentit, gjë që e bëri gjestin edhe më të admirueshëm. /Periskopi/

Shpërndaje në: