Lajçak synon qysh në qershor takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak synon qysh në qershor takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak u ka thënë të marten ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së në Komitetin për Politikë dhe Siguri, se ai do të donte ta organizonte sa më parë një takim në kuadër të dialogut, mundësisht edhe para përfundimit të këtij muaji.

Kjo është bërë e ditur për KOHËN nga burimet diplomatike në Bruksel.

Të njëjtat burime thonë se ai është shprehur se ideja e shkëmbimit të territoreve nuk do të duhej të ishte rezultat i dialogut, teksa edhe shumë shtete anëtare të BE-së, po ashtu janë shprehur kundër kësaj ideje.

 

Shpërndaje në: