Lajçaku përditëson Romën me gjendjen aktuale të dialogut

Lajçaku përditëson Romën me gjendjen aktuale të dialogut

Emisari i Bashkimit Europian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka zhvilluar një takim me nënsekretarin italian të shtetit Benedetto Della Vedovam për zhvillimet e fundit në Ballkan.

Lajcak ka falënderuar Italinë për mbështetjen që i ka dhënë atij në rolin ndërmjetësues të dialogut, njofton Klan Kosova.

“E përditësova për gjendjen aktuale të dialogut dhe hapat që kemi përpara. Faleminderit Italisë për mbështetjen e saj të madhe për punën time dhe integrimin e rajonit në BE”.

Takimi i fundit mes Kosovës dhe Serbisë në nivel teknik ishte më 16 nëntor. Lajçak zhvilloi takime të ndara me kryenegociatorët, por nuk pati takim trepalësh.

Më poshtë statusi i Lajcak.

Shpërndaje në: