Lajm aspak i mirë për Milanin: Ibrahimovic doli mbrëmë nga fusha duke çaluar
Milani mban frymën për Zlatan Ibrahimovic.
Suedezi, autor i një paraqitjeje të shkëlqyeshme në ndeshjen e madhe kundër Napolit (realizoi dy gola), u detyrua të linte fushën në minutën e 79-të për shkak të një problemi të muskujve në kofshën e tij të majtë.
Ibra ndjeu dhimbje pas një përpjekje për të kaluar nga e majta, ai u përpoq të qëndronte me shpirt ndër dhëmbë në fushë, por nga shprehja e fytyrës së tij u kuptua që zëvendësimi ishte i nevojshëm (në vend të tij u fut Colombo).
Sulmuesi iu drejtua stolit duke çaluar dukshëm dhe me akull në këmbë. Shkalla e dëmtimit do të vlerësohet në orët e ardhshme.
Ibrahimovic, para dëmtimit ishte pa dyshim më i miri në fushë. Dygolëshi ndaj Napolit e ngjiti në krye të listës së golashënuesve të Serisë A me 10 finalizime, dy më shumë se Cristiano Ronaldo. /Insporti/



