Lajm fantastik: Fansat mund të rikthehen në stadiume para Krishtlindjeve
Fansat e futbollit mund të lejohen të shikojnë ndeshje nga tribunat e stadiumeve qysh nga muaji i ardhshëm, sipas ‘The Sun’.
Klubet e Premier Leagues mund të rikthejnë atmosferën nëpër stadiume qysh nga dhjetori, sipas planit nga qeveria sipas ‘Sportsmail’, transmeton Periskopi.
Departamenti i Kulturës, Medieve dhe Sportit thuhet se kanë ofruar propozime sipas të cilave fansat lejohen në zonat ku infeksionet me koronavirus janë të ulëta, për të shikuar ndeshjet për herë të parë nga afër që na marsi.
Derisa qeveria ende nuk është pajtuar zyrtarisht me propozimin, përfshirja e këtij Departamenti është inkurajues. /Periskopi.com/



