Lajm i mirë për Kombëtaren e Kosovës – në stërvitje edhe Celina
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina nuk ka luajtur në ndeshjen e djeshme kundër Sllovenisë, pasi që kishte pësuar një lëndim më parë.
Mirëpo, futbollisti ka dhënë shpresa se mund ta paraqitet në ndeshjen kundër Moldavisë.
Në stërvitjet që është duke i zhvilluar kombëtarja në stadiumin “Fadil Vokrri” është parë edhe Celina, duke u stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.
Po ashtu, Celina u pa se është në formë të mirë fizike.




