Lajm i mirë për Kosovën: Dy futbollistët e Serie A lejohen të luajnë për ndershjet e nëntorit

Lajm i mirë për Kosovën: Dy futbollistët e Serie A lejohen të luajnë për ndershjet e nëntorit

Kosova do t’i zhvillojë tri ndeshje gjatë javës së ardhshme.

Dardanët luajnë me Shqipërinë një ndeshje miqësore dhe më pas me Slloveninë dhe Moldavinë në Ligën e Kombeve.

Ende nuk dihet nëse do të lejohen të gjithë lojtarët që të udhëtojnë drejtë Prishtinës pasi disa klube kanë vendosur të mos i lirojnë lojtarët.

Indeksonline mëson se Torino iu ka dhënë leje Megim Vojvodës dhe Samir Ujkanit që të bashkohen me Kosovën.

Portieri dhe mbrojtësi që po shkëlqen në Serie A do të udhëtojnë nesër drejtë Prishtinës.

Në dyshim mbetet ende ardhja e Vedat Muriqit dhe Amir Rrahmanit pasi është raportuar se klubet nuk do ta lirojnë asnjë lojtar për ndeshjet ndërkombëtare.

Shpërndaje në: