Rusia dhe Ukraina do të takohen për bisedime

Rusia dhe Ukraina do të takohen për bisedime

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar se negociatat mes Kievit dhe Moskës do të zhvillohen në kufirin Bjellorusi-Ukrainë, përcjell Periskopi.

“Ne kemi rënë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me rusët pa kushte paraprake në kufirin ukrainas-bjellorusi, në zonën e lumit Pripyat.
Alexander Lukashenko mori përgjegjësinë për faktin se në momentin e nisjes, negociatave dhe kthimit të delegacionit ukrainas, të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e vendosura në territorin Bjellorusi do të qëndrojnë në terren”, thuhet në postimin e presidentit ukrainas.

Shpërndaje në: