Lakers triumfojnë ndaj Pistons – eskalon situata mes Stewart dhe LeBron James

Lakers triumfojnë ndaj Pistons – eskalon situata mes Stewart dhe LeBron James

Los Angeles Lakers kanë marrë një fitore spektakolare ndaj Detroit Pistons, falë një paraqitje brilante në 10 minutëshin e fundit të ndeshjes.

Lakers kanë shënuar fitore me rezultatin 121:116, kundër Pistons, duke fituar çerekun e fundit me rezultatin 37:17, shkruan Periskopi.

Në këtë ndeshje më të dalluarit ishin Anthony Davis me 30 pikë e 10 kërcime, dhe Russell Westbrook me 26 pikë, 9 kërcime e 10 asistime.

Një nga momentet më të shëmtuara dhe interesante njëkohësisht ishte ai i acarimit të gjakrave mes LeBron james e Stewart.

Mbreti goditi me bërryl Stewart, pa qëllim e më pas ky i fundit vrapoi për ta sulmuar ikonën e NBA, por u ndalua nga të tjerët.

Shikoni më poshtë videon e momentit kur eskalon situata. /Periskopi/

Shpërndaje në: