Lamtumirë San Siro!

Lamtumirë San Siro!

Milan dhe Inter kanë rënë dakord që të luajnë në një stadium të ri të përbashkët, pasi ‘San Siro’ do të shembet. 

E përditshmja italiane La Repubblica ka pohuar kohët e fundit se të dy klubet e Milanos janë të gatshëm të vazhdojnë me një stadium të ri, 600 milion euro të vendosura vetëm disa qindra metra larg ‘San Siros’.

“Interi dhe Milani po punojnë së bashku”, i tha Gazzetta dello Sport, CEO i Interit, Alessandro Antonello, përcjell Periskopi.

”Ne ende kemi punë për të bërë, por koha është në rrugën e duhur. Së shpejti do ta informojmë qytetin për zgjedhjen tonë të përbashkët. Milan ka nevojë për një stadium të denjë për qytetet më të mira evropiane”.

Klubet kanë vendosur se ndërtimi i një stadiumi është me i vlefshëm se sa rinovimi i ‘Giuseppe Meazza’.

E ndërtuar në vitin 1926, ‘San Siro’ i famshëm ka organizuar disa nga ndeshjet më të mira në histori. Nga katër finalet e Kupës Evropiane deri në gjashtë ndeshjet e Kupës së Botës 1990, ky vend është i mbushur me histori. /Periskopi/

Shpërndaje në: