Largimi i Low nga Gjermania: Kjo ishte karriera e përçudshme e 61 vjeçarit

Largimi i Low nga Gjermania: Kjo ishte karriera e përçudshme e 61 vjeçarit

Kombëtarja e Gjermanisë ka njoftuar sot se Joachim Low nuk do të jetë më trajner i saj pas përfundimti të EURO 2020 që mbahet këtë verë. Por, cila ishte karriera e gjermanit 61 vjeçar?

Low nuk ka pasur karrierë shumë të bujshme si futbollist. Ai ka shkëlqyer vetëm për një ekip, Freiburgun, te i cili ka luajtur plot tri herë.

Si një mesfushor sulmues, Low ka shënuar për Freiburgun 81 gola në 252 ndeshje. Por, ai nuk ka pasur karrierë aq mbresëlënëse në ekipet e tjera gjermane, dhe kurrë nuk ka marrë ftesë nga kombëtarja e Gjermanisë Perëndimore, shkruan Periskopi.

Low nuk do të njihej fare po të mos ishte karriera e tij si trajner. Dhe, edhe kjo karrierë është mjaft e çuditshme.

Ai bëri emër fillimisht te Stuttgarti, te i cili ekip e mori drejtimin në vitin 1996.

Me ekipin e Stuttgartit ai ka fituar DFB-Pokalin në vitin 1997, dhe ka përfunduar dy herë në vendin e katërt në Bundesligë.

Nga 89 ndeshje si trajner i këtij ekipi, ai ka fituar 46 herë, ka barazuar 20 herë dhe ka humbur 23 herë.

Më pas, gjermani ka qenë trajner edhe i disa ekipeve tjera si Fenerbahçe, Karlsruhe, Adanaspor, Tirol Innsbruck dhe Austria e Vjenës.

Vetëm në Austri ka pasur paksa sukses. Por, në vitin 2004 atij do t’i ndërronte krejtësisht drejtimi i karrierës.

Ai u emërua zv.trajner i kombëtares së Gjermanisë nga Jurgen Klinsmann, trajneri i atëhershëm.

Pasi Gjermania e zuri vendin e tretë në Kupën e Botës 2006, Klinsmann nuk vazhdoi kontratën dhe Low mori drejtimin e “Die Manschaft” përkundër mungesës së përvojës.

Nga një ‘zero’ ai u bë hero.

Qysh në turneun e parë garues, Low ia doli të bëhej nënkampion i Evropës në EURO 2008. Gjermania gjatë viteve të tij u forcua ndjeshëm, dhe në vitin 2014 ia doli të fitonte edhe Kupën e Botës – e që ishte kulmi i Low si trajner. Në atë vit, ai u shpall Trajneri i Vitit në Botë nga FIFA.

Sidoqoftë, fushatat e radhës për Gjermaninë ishin më të dobëta, çka duket se kanë ndikuar në mosvazhdimin e kontratës së Low. /Periskopi

Shpërndaje në: