Largohen fëmijët emigrantë nga kampi Calais

Dy autobusë që bartnin të miturit e parë u larguan nga zona në 08:30 sipas kohës lokale.
Fëmijët e pashoqëruar do të dërgohen në qendrat e pritjes në të gjithë vendin.
Ata kanë jetuar në kontejnerë anijesh, duke shpresuar se do të udhëtojnë për në Britani të Madhe. Por autoritetet franceze kanë bërë regjistrimin e tyre dhe nuk do të ketë transferim drejt Britanisë. Ata do të trajtohen në Calais.