Latifi për ikjen e Sunny Hill: Duket se do të jetë budallakia më e madhe e vitit 2022

Latifi për ikjen e Sunny Hill: Duket se do të jetë budallakia më e madhe e vitit 2022

Profesori Blerim Latifi e ka quajtur “budallaki të vitit 2022” mos mbajtjen e festivalit Sunny Hill në Prishtinë. Thotë se kryeqytetit i duhej ky organizim.

“Definitivisht Prishtina e ka një jetë kulturore të varfër, mjerisht, fatkeqësisht….”, thotë Latifi.

“Ky është kryeqyteti i Republikës së Kosovës por realisht nuk ndodh asgjë që ka ndonjë ipmakt, që ka ndonjë vlerë kulturore. Sunny Hill gjithmonë ka dal në media, ka pasur rëndësi. Kanë ardhur audiencë ndërkombëtare, ka qenë në kuptimin e plotë të fjalës ngjarje kulturore e cila ia ka dhënë një sharm pak më ndryshe këtij qyteti”, tha Latifi në T7.

“Sunny Hill e ka pas vendos Kosovën në hartën kulturore të shoqërive bashkëkohore europiane, perëndimore. Tash për një budallaki tonën që në thelb është mentalitet agrar, jo qysh mi dhënë tokë, jo shumë tokë, jo është pak tokë, është mentalitet agrar se shoqëritë agrare e kanë e glorifikojnë tokën si të tillë”, tha ai.

“Ka qenë një budallaki e madhe. Nuk e di kush ka qenë fajtori, por si duket fajtorë janë të dy palët, edhe komuna edhe qeveria.”, theksoi Latifi.

Shpërndaje në: