Latifi: Synojmë që truri jonë i ekspertizës të kthehet në Kosovë

Latifi: Synojmë që truri jonë i ekspertizës të kthehet në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje ku ka miratuar vendimin për lirimin nga obligimi i pajisjes me leje të punës afatshkurtër, profesionistët shëndetësorë të cilët konsiderohen pjesëtarë të diasporës e të cilët me kërkesë të institucioneve angazhohen në Kosovë.

Pas kësaj mbledhje, ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka treguar se synimi i qeverisë është që truri i ekspertizës të kthehet në Kosovë.

“Ne kemi një pabarazi të mjekëve të ekspertizës me që shumica është në Prishtinë. Kemi shumë kirurgë vaskularë ose të pediatrisë në Prishtinë dhe nuk kemi në spitale tjera”.

“Kemi mjek nga diaspora që punojnë ose përkohësisht ose në mënyrë permanente”.

“Sa mjek presim të kthehen nuk e dimë. Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës bashkë me ministritë tjera, ne duhet t’i koordinojmë aktivitet tona që mos t’ua bëjmë më të vështirë sesa që e kanë”.

“Në takime që kam pasur me mjekët, ata kanë pasur pengesa të jashtëzakonshme për t’i nostrifikuar diplomat dhe tash kjo bëhet shumë më shpejt”.

“Synimi është që truri jonë i ekspertizës të kthehet në Kosovë. Synimi është që të gjithë të kthehen në sistemin publik, por nëse dikush do të punojë në sistemin privat, atëherë është zgjedhje e tyre”.

 

Shpërndaje në: