LDK bën koalicion me PDK në Fushë Kosovë

LDK bën koalicion me PDK në Fushë Kosovë

Kandidati për kryetar, Besnik Osmani ka njoftuar arritjen e një koalicioni të madh mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës në Fushë Kosovë.

Ai tha se marrëveshja është bërë për të mirën e qytetarëve, duke i thënë “PO” zhvillimit, mirëqenies dhe përparimit, raporton Periskopi.

Sipas Osmanit, dy degët kanë hartuar së bashku planin qeverisës dhe kanë nënshkruar marrëveshjen për qeverisje gjithëpërfshirëse në mandatin e ardhshëm, në frymë bashkëpunimi e transparence.

 

Njoftimi i plotë: 

Është arritur koalicioni i madh për të mirën e të gjithë qytetarëve të Komunës së Fushë Kosovës, që i thotë PO zhvillimit, mirëqenies dhe përparimit.

Në këtë frymë bashkëpunimi, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do të ecin bashkë për prosperitetin e të gjithë qytetarëve, për Fushë-Kosovën tonë.

Gjatë këtyre ditëve, dy degët tona kanë punuar së bashku në hartimin e planit qeverisës dhe, në koordinim të plotë edhe me qendrën, kemi nënshkruar marrëveshjen për qeverisjen gjithëpërfshirëse për mandatin e ardhshëm qeverisës.

Kjo marrëveshje është shprehje e përgjegjësisë politike dhe e vullnetit të përbashkët për ta çuar Fushë Kosovën përpara, me një qeverisje moderne, transparente dhe në shërbim të qytetarëve.

Shpërndaje në: