LDK cakton 31 janarin për zgjedhjen e kryetarit të partisë

LDK cakton 31 janarin për zgjedhjen e kryetarit të partisë

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Periskopi.

Burimet e Periskopit bëjnë të ditur se është vendosur që më datë 31 janar të mbahet Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të partisë.

Ndryshe, kjo mbledhje pason një takim të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku me nënkryetarët më 13 janar.

Abdixhiku ka ofruar dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të LDK-së, duke ia lënë vendimin për pranimin ose jo të dorëheqjes Kuvendit të partisë./Periskopi/

Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, diskutohet për (mos)dorëheqjen e Abdixhikut

Bajrami kërkon dorëheqjen e parevokueshme të Abdixhikut: Të njëjtin qëndrim e mbaj

Shpërndaje në: