Leeds vazhdon mrekullinë në Premier Ligë, fiton si mysafir në Sheffield

Leeds vazhdon mrekullinë në Premier Ligë, fiton si mysafir në Sheffield

Leeds United ka arritur të fitojë ndaj Sheffield United në Bramall Late me rezultat minimal 1-0 për të vazhduar kësisoj mrekullinë e Marcelo Bielsas.

Ishte Patrick Bamford që shënoi sërish, kësaj here me kokë, pas krosimit të Jack Harrison në minutën e 88.

Paraqitje fantastike në këtë ndeshje bëri edhe portieri Illan Meslier që ia doli të ndalte disa herë ekipin e Chris Wilder, transmeton Periskopi.

Ekipi i Bielsas luajti shumë më mirë gjatë ndeshjes duke krijuar më shumë raste dhe duke pasur me mbi 60 për qind posedimin e topit.

Leeds me këto tri pikë arrin të shkojë në 6 gjithsej pas tri ndeshjeve. Të vetmen humbje e ka ndaj kampionit Liverpool në Anfield 4-3 pas dy penaltive të dyshimta për “Të kuqtë”. /Periskopi 

Shpërndaje në: