Legjenda e Man.Utd sulmon brutalisht portierin e Shqipërisë pas golit të pësuar: Budallai, më acararoi
Shqipëria pësoi mbrëmjen e djeshme golin e vitit, në takimin kundër Kazakistanit ku triumfuam me shifrat 3-1.
Por, ajo që tërhoqi vëmendjen në sfidën e djeshme ishte goli nga mesi i fushës nga kombëtarja e Kazakistanit.
Një gol që është komentuar shumë, duke tërhequr dhe vëmendjen e legjendës së Manchester United, Roy Keane.
Keane ka hedhur kritika në drejtim të gardianit kuqezi, Etrit Berisha.
“Është budalla! Shikoni… Acarohem shumë kur shoh këtë gol”, është shprehur Keane, ish lojtari i Manchester United.



