Legjenda gjermane e futbollit takohet me Remzi Ejupin

Legjenda gjermane e futbollit takohet me Remzi Ejupin

Lothar Matthaus, legjenda gjermane dhe evropiane, ka arritur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Ai është duke e vizituar stadiumin e Prishtinës, Fadil Vokrri me ç;rast është takuar me të parin e FC Prishtinës, Remzi Ejupin.

Një herë fituesi i “Topit të Artë” është pritur nga përfaqësuesit të “Teleperformance Deutchland”, me seli në Prishtinë.

Image

Ish-reprezentuesi gjerman ka mbajtur një konferencë për shtyp para mediave teksa u befasua me interesimin e madh të publikut për ta takuar atë.

I pyetur se sa e njihni Kosovën, Matthaus tha se është i njohur me vështirësitë që i ka kaluar Kosova.

“Ne e njohim historinë por nuk jam këtu me vlerësua historinë. Jam në futboll dhe jo në aspekt politik për t’u shprehë. E di që këtu ka pas probleme, jeni në rrugë të mirë”, tha ai. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: