Leipzig fiton Kupën e Gjermanisë

Leipzig fiton Kupën e Gjermanisë

Lepzig janë shpallur fitues të Kupës së Gjermanis, pasi mposhtën Freiburgun.

1:1 ishte rezultati final pas 120 minutash në finalen e Kupës së Gjermanisë, në mes Freinburgut dhe Leipzigut, ndërsa në penallti rezultati ishte 4:2.

Ishte Eggestein që shënoi në minutën e 19` për Freiburgun.

Ndërsa për Leipzig shënoi Nkunku në minutën e 76` të ndeshjes.

Kështu ishte edhe rezultati final pas minutave të rregullt, edhe në vazhdime nuk kishte ndonjë ndryshim, andaj ndeshja shkoi në penallti.

E më të saktë ishin Leipzig, kështu duke u shpallur kampion të Kupës së Gjermanisë.

Për Freiburgun, Gunter dhe Demirovic ishin ata që nuk u treguan të saktë në penalltitë e tyre.

Shpërndaje në: