Letra e 8-vjeçares shqiptare për Vuçiqin, s’do ta besoni kërkesën që ka për presidentin serb (Foto)
Drama e eksodit kosovar duke se ndihet edhe sot në brezat e rinj të shqiptarëve të Kosovës. Një vajzë jo më shumë se 8-vjeçe i ka shkruar një letër presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, me tekst shumë unik.
Alisa Qirezi, i kërkon Vuçiqit që të pranojë krimet e luftës mbi Kosovë dhe se fshehja e fajit, sipas vogëlushes, është një faj më vete.
Letra është publikuar në rrjetet sociale nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitakut.
Vlora Çitaku e shoqëron foton e letrës me fjalët:
Alisa Qirezi është 8 vjeçe. Ajo ka lindur një vit pasi Kosova shpalli pavarësinë. Ajo ka lindur të jetë e barabartë, dhe qytetare krenare e republikës së saj. Ajo është e guximshme, e zgjuar, dhe ajo nuk ndjehet e ulët për askënd”, ka shkruar ambasadorja Çitaku. Dy javë më parë ajo i shkroi një letër presidentit të Serbisë, pasi dëgjoi një deklaratë nga ai në TV.
“Për të mbuluar krimet është një krim më i madh se vetë krimi”, ka shkruar ambasadorja e Kosovës në ShBA.
Kjo është letra e plotë e Alisës 8-vjeçare që i dërgoi Vuçiqit:
Përshëndetje zotëri Vuçiç,
Me këtë letër dua të them se kam dëgjuar se jeni president i Serbisë. Si president ju frikësoheni të pranoni se Kosova nuk ka bërë krim në Serbi por Serbia ka bërë krim në Kosovë, dhe sipas Naim Frashërit kjo quhet fshehje e fajit. Një president nuk duhet të fsheh fajin sepse kur fsheh një faj bën faj më të madh. Për të marrë përgjigjen më të saktë duhet pyetur vetë qytetarët e Kosovës.





