Libradashësit hapin klub të leximit edhe në Kamenicë

Libradashësit hapin klub të leximit edhe në Kamenicë

Libradashësit nga grupi virtual “Maniakët t’leximit” po i vazhdojnë aktivitetet kushtuar librit nëpër qytetet e Kosovës, shkruan Periskopi.

Me qëllim të t’i inkurajojnë të rinjtë drejt leximit, ata kanë fomuar “Klubin e Leximit” para disa muajve në Prishtinë e Gjilan, e nga dita e sotme ky aktivitet do të shtrihet edhe në komunën e Kamenicës.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se klubi i leximit tashmë do të fillojë të organizohet edhe në Kamenicë. Ju mund të bashkoheni ne grupin që kemi krijuar për qytetin e Kamenices në menyrë që të informoheni me kohë për takimet, diskutimet dhe aktivitetet të cilat do t’i organizojmë atje. Takimi i parë edhe në Kamenice do të jetë këtë të shtunë me datë 16 mars në ora 13:00 në Shtëpinë e Kulturës”, ka njoftuar Plarentinë Zejnullahu, organizatore e klubit.

“Maniakët t’leximit” përvec klubeve dedikuar librit, kanë organizuar edhe aktivitete të tjera, si dhurimi i librave për Shtëpinë e Pleqve, për repartin e Pediatrisë, mini panairi i shkëmbimit të librave, takime me shkrimtarë dhe aksione për mbledhjen e mjeteve shkollore për fëmijët në nevojë./PERISKOPI/

Shpërndaje në: