Liburn Aliu minimizon rolin e Kushtetueses në rastin e Kurtit: Tek qytetarët është fuqia

Liburn Aliu minimizon rolin e Kushtetueses në rastin e Kurtit: Tek qytetarët është fuqia

Liburn Aliu nga Vetëvendosje mendon se qytetarët janë më të fuqishëm se sa Gjykata Kushtetuese, duke komentuar atë nëse mund t’i ndalohet Albin Kurtit kandidimi pë deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, transmeton Periskopi.

‘’Qytetari i ndryshon këto hipoteza. Mund të na doket gjykata e plotfuqishme, e cila shkatërron e shtyp gjithcka në këtë vend. Një robot i madh në majën e së cilës janë një person apo dy. Qytetarët janë kur të masivizohet, nuk munden me u ndal. Këtë ndryshim që do të ndodhë por kjo cështje ka marrë rrugë’’, ka thënë ai në një emision.

Kujtojmë që Kurti tashmë është vendosur në listën për deputetë, e cila pritet të certifikohet apo jo.PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: