‘Lideri i ISIS-it është i vdekur’

‘Lideri i ISIS-it është i vdekur’

 

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut tha se ka marrë “informacione të konfirmuara” nga burime brenda grupit militant Shteti Islamik, se lideri i tij, Abu Bakr al-Baghdadi, është i vdekur.

Në një deklaratë të lëshuar të martën, kreu i Vëzhguesit, Abdel Rahman, tha se Baghdadi ka vdekur në provincën Deir al-Zor në lindje të Sirisë, por nuk saktësoi kur apo si.

Shtëpia e Bardhë dhe zyrtarë të ushtrisë amerikane thanë se nuk mund të konfirmojnë vdekjen e Baghdadit.

Një muaj më parë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se beson se ka vrarë Baghdadin në një sulm ajror në qytetin Raka.

Vdekja e tij është shpallur disa herë gabimisht në të kaluarën.

 

Shpërndaje në: