Liga e Evropës: Valon Berisha i jep kualifikimin Reimsit, fitore minimale e francezëve ndaj Servette

Liga e Evropës: Valon Berisha i jep kualifikimin Reimsit, fitore minimale e francezëve ndaj Servette

Valon Berisha është heroi i takimit Servette – Reims.

Reims shënoi fitore minimale në udhëtim kundër skuadrës së Servette, për të siguruar kualifikimin tutje.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi mesfushori i kombëtares së Kosovës, Valon Berisha.

Në këtë ndeshje nuk pati shumë minuta për yllin tjetër kosovar, Arbër Zeneli, i cili luajti vetëm një minutë.

Fitorja e Reims i siguron skuadrës kalimin në raundin tjetër, pra në raundin e tretë të kualifikueseve në Ligën e Evropës.

Për skuadrën zvicërane, Servette, aventura në garat evropiane përfundon këtu.

Shpërndaje në: