Limaj: Nuk e kam ndërruar numrin e telefonit për pesë vjet

Periskopi.com Lajme

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj thotë se nuk i ka ndërruar numrat e telefonit çdo dy javë dhe se ka komunikuar me Adem Grabovcin  edhe në kohën kur bisedat e Grabovcit përgjoheshin.

“Nuk e  kam ndërruar numrin e telefonit për pesë vjet”, thotë Limaj.

Në emisionin Argument plus të RTV 21, Limaj flet edhe për ftesën e kryeministrit për dialog me opozitën për Demarkacionin me Malin e Zi. Thotë se ende nuk ka ftesë zyrtare për një takim të mundshëm. Thekson se ftesa duhet të jetë serioze nëse dëshirohet të dilet nga situate e krijuar.