Limaj: Pijta kafe me Ramushin, duhet ta caktojmë datën e zgjedhjeve me të gjitha partitë politike
Fatmir Limaj pas takimit me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, ka thënë se ishte një takim i zakonshëm për të folur për datën e zgjedhjeve.
“Vendin e çon në zgjedhje një marrëveshje politike dhe shpërbërja e parlamentit. Aty duhet të jetë edhe opozita e përfshirë. Janë takime normale, me kolegë biseduam për zhvillime, biseduam sit ë ecet përpara. Është e qartë që vendi është në prag të zgjedhjeve dhe duhet sa më shpejt ti ipet epilog kësaj çështje të caktohet data e zgjedhjeve dhe të dalim nga kjo situatë. Nuk është naj takim i veçantë me ndonjë agjendë, por janë konsultime normale. Me u mbledhë partitë politike, me caktu datën e zgjedhjeve dhe me ecë. Me pasë një datë për zgjedhje dhe me ia dërgu presidentit. Unë shkova pijta kafe me Ramushin dhe ishte thjesht një konsultim i vazhdueshëm, një diskutim normal. Unë shpreha mendimin tim, është mira sa ma shpejt me i respektu procedurat ligjore”, ka thënë ai./Periskopi/
https://www.facebook.com/981226585245257/videos/443315463183948/



