Lipjan: 19 vjeçari u gjet i vdekur në garazh, Polica jep detaje për rastin

Lipjan: 19 vjeçari u gjet i vdekur në garazh, Polica jep detaje për rastin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Hallaq i Madh në Lipjan, ku një 19-vjeçar u gjet pa shenja jete në një garazh, shkruan Periskopi.

Rastin për Periskopin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se kanë nisur hetimet mbi vdekjen e 19 vjeçarit.

“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për një trup të pa jetë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatin  Hallaq i Madh në komunën e Lipjanit. Mjekët emergjent  kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, 19 vjeç. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Borovci për Periskopin.

 

Shpërndaje në: