Lipjan: Disa persona dyshohet se u helmuan, AUV mbyll një restorant

Lipjan: Disa persona dyshohet se u helmuan, AUV mbyll një restorant

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të martën ka mbyllur një restorant “fast food” në Lipjan, pasi dyshohet se së paku katër persona që kanë konsumuar ushqim aty, janë helmuar.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.

Ai tha se dyshimet për helmim janë ngritur pasi disa persona që kanë frekuentuar të njëjtin lokal kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.

Thaçi tha se janë marrë pesë strisho dhe katër mostra për testim, ndërsa shtoi se lokali do të mbetet i mbyllur deri në daljen e rezultateve.

“Varësisht nga rezultatet laboratorike rasti do të procedohet sipas procedurave administrative bazuar në të gjeturat e mbledhura nga gjurmueshmëria e rastit”, tha Thaçi për Express.

 

Shpërndaje në: