‘Liria ka emër’: Gazetari i Periskopit shkon viral nga ‘Camp Nou’ por doli i zhgënjyer nga stadiumi pas asaj që ndodhi

‘Liria ka emër’: Gazetari i Periskopit shkon viral nga ‘Camp Nou’ por doli i zhgënjyer nga stadiumi pas asaj që ndodhi

Derbi më i madh në rruzull, ‘El Clasico’, u zhvillua sot në folenë e Barcelonës, ‘Camp Nou’.

Pikët e plota i takuan Real Madridit, e cila fitoi me rezultat 2-1, por në Kosovë gazetari i Periskopit, Taulant Gashi e la në hije rezultatin e takimit.

Gazetari i sportit nga Redaksia jonë ishte prezent në ‘Camp Nou’, teksa pozoi me bluzën ‘liria ka emër’, duke ngritur lart flamurin e Kosovës në sipërfaqën madhështore të folesë së gjigantit evropian nga Spanja.

Fotoja e publikuar nga Periskopi fillimisht pastaj shkoi viral nëpër tërë mediet kosovare, të cilat – disa duke na dhënë credits, e disa jo – ripublikuan foton në rrjet.

Mijëra pëlqime e komente në foton e Gashit, i cili sigurisht se është kthyer në apartamentin e tij në Madrid i zhgënjyer pasi klubi i tij i zemrës u mposht sot. /Periskopi.com/

 

 

 

Shpërndaje në: