Lista e ngushtë e Barcelonës – pesë emra që mund ta zëvendësojnë Ronald Koeman

Lista e ngushtë e Barcelonës – pesë emra që mund ta zëvendësojnë Ronald Koeman

Barcelona është vënë në kërkim të një trajneri të ri.

Ronald Koeman ka humbur përfundimisht besimin në trajnerin holandez, Ronald Koeman, pas barazimit të mbrëmshëm ndaj Granadas.

Sipas raportimeve të fundit, bëhet e ditur se pesë emra janë në listën e ngushtë të dëshirave të Barcelonës, pas ndeshjes ku u tentuan 54 krosime drejt zonës.

Xavi Hernandez, Andrea Pirlo, Antonio Conte, Phillip Cocu e Joachim Low janë pesë emrat që thuhet të jenë në listën e ngushtë, përcjell Periskopi. Por, kush ka më shumë gjasa që të afrohet?

Xavi është një legjendë e skuadrës së Barcelonës, dhe aktualisht drejton skuadrën nga Katari, Al Sadd. Ai ka mundësi të afrohet, por është akoma i padëshmuar në klube të mëdha.

Pirlo tregoi aftësitë e tij gjatë sezonit të kaluar. Ai u shkarkua nga Juventus pas vetëm një sezoni. Kurse, Antonio Conte u largua nga Inter, pasi fitoi Serie A. Ky i fundit vështirë se do të afrohej te Barca.

Cocu është një tjetër emër i përmendur. Ai së fundmi angazhohej në Championship, me skuadrën e Derby County në vitin 2020.

Kurse, Low nuk ka drejtuar një skuadër në nivel klubesh tash e 17 vite, duke drejtuar kombëtaren e Gjermanisë, me të cilën fitonte edhe një Kupë Botë.

Mbetet të shihet se cilit nga këta emra do t’i nise oferta e parë. Disa medie japin edhe opsionin e gjashtë me Roberto Martinez. /Periskopi/

Shpërndaje në: