Liverpool-Chelsea, baraz pas 90 minutave – vazhdimet ose penalltitë përcaktojnë fituesin

Liverpool-Chelsea, baraz pas 90 minutave – vazhdimet ose penalltitë përcaktojnë fituesin

Chelsea dhe Liverpooli kanë mbyllur 90 minutëshin e Superkupës evropiane në Stamboll me barazim 1-1.

Fillimisht, Chelsea kaloi në epërsi në minutën e 36-të me anë të Olivier Giroud pas asistimit nga Christian Pulisic, transmeton Periskopi.

Por, tre minuta me të filluar pjesa e dytë, “Të Kuqtë” barazuan me anë të Sadio Manes.

Gola të tjerë nuk pati, përkundër rasteve, kështu që ndeshja shkon në vazhdime, dhe nëse edhe në këtë rast nuk ka fitues, atëherë gjithçka vendoset nga penalltitë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: