Liverpool i shënon si mysafir Cardiffit, titulli edhe më afër

Liverpool i shënon si mysafir Cardiffit, titulli edhe më afër

Liverpooli ka udhëtuar në Uells për ndeshjen e kësaj xhiroje në Premier Ligë. Ekipi i Klopp po luan kundër Cardiff Cityt që po bën çmos të mbetet edhe një vit në ligën më të fortë në botë.

Në 52 minuta lojë, Cardiffi i Neil Warnock ishte i jashtëzakonshëm, duke arritur që ta ndalte superfuqinë e futbollit evropian në mbrojtje, shkruan Periskopi.

Por më pas, Georginio Wijnaldum shënoi bukur pas krosimit nga këndi të Trent Alexander Arnold.

Me një fitore eventuale, Liverpooli do t’i dilte përpara Manchester Cityt me dy pikë më shumë, me këtë të fundit që e ka edhe një lojë për ta zhvilluar. /Periskopi

Shpërndaje në: