Liverpool nënshkruan me talentin më të madh në botë, 16 vjeçarin Elliott
Liverpooli sapo ka nënshkruar kontratë me talentin më të madh anglez, 16 vjeçarin Harvey Elliott nga Fulhami
Ellioti u bë lojtari më i ri që u paraqit në Premier Ligë pasi u fut në lojë si zëvendësues në ndeshjen kundër Wolverhampton Wanderers në muajin maj, me vetëm 16 vjet e 30 ditë.
17 vjeçari nuk mund të kthehet teknikisht në lojtar profesionist deri sa të bëhet 17 vjeçar në prillin e muajit të ardhshëm.
Liverpooli ka thënë se tinejxheri do të jetë në skuadër për ndeshjen miqësore kundër Napolit që do të zhvillohet në Edinburgh, përcjell Periskopi nga BBC.
Ellioti kishte tërhequr interesin e ekipeve të mëdha si Real Madrid, Paris St-Germain, Arsenal dhe Manchester City.
Tashmë, ai ka marrë numrin 67 në klub. /Periskopi



