Liverpooli pranë goditjes së parë, shumë afër transferimit të yllit kolumbian

Liverpooli pranë goditjes së parë, shumë afër transferimit të yllit kolumbian

Gjigandi anglez Liverpool është shumë pranë transferimit të sulmuesit anësorë të Portos Luis Diaz, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Bëhet e ditur që gjatë orëve në vazhdim krerët e Liverpoolit do të bëjnë një ofertë prej 40 milionë eurosh të garantuara, dhe 25 milionë euro të tjera në formë bonusesh, përcjell KosovaPress.

Diaz i prin listës së dëshiruarve te Liverpooli, ku tani thuhet se ka mbetur të diskutohet vetëm paga e agjentit të Diaz.

Po ashtu, në garë për shërbimet e yllit kolumbian është edhe Tottenhami, ku ky i fundit bëri një ofertë për Diaz, e cila më pas ishte refuzuar nga klubi i Portos.

Shpërndaje në: