Lladrovci: Forca e bën fuqinë edhe në sport, Kupën me çue në Drenas sonte

Lladrovci: Forca e bën fuqinë edhe në sport, Kupën me çue në Drenas sonte

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është prezent sonte në tribunat e ndeshjes mes Feronikelit dhe Trepçës 89, në kuadër të finales së Kupës së Kosovës në futboll.

“Nikli” dhe Trepça po ndeshen në “Fadil Vokrri”, në përballjen e cila ka filluar nga ora 20:45, shkruan Periskopi.

Sigurisht, Lladrovci ka postuar një status motivues për skuadrën nga vendi ku ai vjen, duke e përdorur edhe një herë shprehjen e tij të famshme “forca e bën fuqinë.”

Përndryshe, biri i Lladrovcit, Lapidari luan për Feronikelin.

Më poshtë, postimi i tij i plotë:

Dihet, jemi kampion, presim të fitojmë sonte ndaj Trepçës dhe kupen me çue në Drenas.

Ne jemi kampion të lindur, Ferronikeli është shembull i garës fer.

Fitorja e sontme, do ta kurorëzoj sportin e Drenasit, aty ku e ka vendin!

Forca e bën fuqinë…edhe në sport!

Shpërndaje në: