Lojtarët e mëdhenj s’e zgjedhin Arsenalin

Lojtarët e mëdhenj s’e zgjedhin Arsenalin

Thierry Henry ka frikë se ish-klubi i tij është zgjedhja kryesore për yjet në Premier Ligë.

Francezi beson se një lojtar i mirë i cili është në tregun e transferimeve ka më shumë gjasë të zgjedhë tjetër klub nga Premier Liga sesa Arsenalin.

“Ne të gjithë e dimë se paraja është e marrë, por ju duhet të paguani”, tha Henry.

“A dëshirojnë lojtarët të transferohen te Arsenali. Kjo është diçka që të gjithë ne duhet ta marrim në konsideratë. A jemi ende zgjedhja e parë ne Angli? Unë nuk mendoj kështu”, përfundoi golashënuesi më i mirë në historinë e ‘topçinjve’.

Henry vazhdimisht kritikon drejtuesit e Arsenalit për politikën e tyre drejtuese të klubit. /Periskopi.com

Shpërndaje në: