Loredana shijon lidhjen me reperin Zuna, fotografohen të lumtur krah njëri-tjetrit

Periskopi.com Showbiz

Loredana është fotografuar me të dashurin e ri.

Ka tash e sa kohë që përflitet për një lidhje të mundshme mes rep-artistes shqiptare Loredana Zefi dhe reperit gjerman, Zuna.

Pavarësisht postimeve ngacmuese të përbashkëta që dyshja herë pas here kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale – ata asnjëherë nuk u prononcuan publikisht rreth kësaj çështje.

Megjithatë, Loredana dhe Zuna i kanë të shpeshta takimet me njëri-tjetrin dhe personat pranë tyre pohojnë se ata janë në lidhje.

Në një fotografi ekskluzive të siguruar nga Telegrafin, rep-artistja me prejardhje nga Ferizaj dhe Zuna shihen duke shijuar një kafe së bashku, në Schlieren të Cyrihut.

Ata duken mjaft të lumtur në shoqëri të njëri-tjetrit, teksa shijojnë së bashku një kade pas përfundimit të masave të rrepta të COVID-19 në Zvicër.

Loredana dhe Zuna përndryshe gjatë kohës së izolimit, sollën për fansat këngën e tyre më të re me titull “Du bist mein”, e cila në shqip do të thotë “Ti je e imja”.

Zuna është pjesë e label-it të njohur gjerman KMN, pjesë e së cilit është edhe reperi shqiptar me famë në Gjermani, Azet.

Loredana ndërkohë viteve të fundit është shndërruar në një nga senzacionet e muzikës hip-hop në Zvicër. Ajo i ka dhënë fund lidhjes me reperin Mozzik, me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur Hana.

Shpërndaje në: